Categories Lajme

Vuçiç: Më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona

Në Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Vuçiç shprehet nga Shkupi se projekti i minishengenit rrit të ardhurat për tre vendet, duke e cilësuar këtë projekt si shpëtues i ekonomisë. Presidenti serb theksoi se në tre vendet nuk do të ketë pengesa në kufijtë më 1 janar 2023.

Sipas Vuçiç, të gjitha propozimet e bëra për këtë forum janë pranuar, teksa theksoi se Serbia dhe Shqipëria kurrë më parë nuk kanë pasur marrëdhënie kaq të afërta. “Kur e nisëm këtë nismë na u duk se është diçka më e mirë për të ardhmen. Shqipëria dhe Serbia asnjëherë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta. Megjithatë vendosëm të kthehemi nga e ardhmja dhe duhet t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh.

Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë. Nuk jemi naiv të mendojmë se dikush do punojë në favor të shteteve tona nëse ne nuk e bëjmë vetë këtë. Të demonstrojmë se jemi të aftë dhe të mos presim se dikush do na udhëheqë, drejtojë, se jemi të gatshëm të marrim përsipër fatin tonë dhe të punojmë në interes të qytetarëve tanë. Gjithçka që propozoi Zaev e pranuam, atë që propozoi Rama e pranuam, atë që unë propozova u pranua.

Në qoftë se realizojmë diçka që nuk është në favor të Shqipërisë apo Maqedonisë nëse ne mund të kalojmë kufirin pa u ndaluar pa na kontrolluar aspak, nuk do të ketë ndalje. Nëse ja dalim të bëjmë këtë për 1 vit e gjysmë, ne kemi vende të pavarura dhe sovrane. E dini çfarë nënkupton kjo për transportin? Do keni 6-9 % shpenzime më të ulëta operative për shkak se nuk ka ndalesë ndërmjet vendeve. Duhet të shohim si do të sigurojmë qasjen, hyrjen që kanë të bëjnë me TVSH-të. Megjithatë ky është shpëtimi për ekonomitë tona. Të tre vendet tona do mbyllin vitin me 76 miliardë Euro prodhim bruto. Nëse ne do të bëjmë këto, më 1 Janar 2023 ne nuk do të kemi kufij ndërmjet vendeve tona.”-tha Vuçiç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME