Categories Lajme

Vuçiç provokon shqiptarët, ja çfarë ka thënë presidenti serb

Aleksandar Vucic i është rikthyer pretendimeve se autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit ne veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë”. Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999. Vuçic sërish i mëshoi idesë së pret që kjo do të ndodhë pas 6 nëntorit.

“Unë kam thënë se është e mundur që kjo të bëhet nisur nga kjo datë, për shkak të qëndrimit kundrejt operatorëve atje. Ata do të provojnë ta përdorin faturimin e energjisë, jam pothuajse i sigurt se kjo do të bëhet për qëllime politike e nuk ka të bëjë fare me energjinë”, u shpreh ai, ndërsa i kërkoi Prishtinës që të mos provojë ta hedhë këtë hap.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se drejtori i saj, Petar Petkovic, ka biseduar me ambasadorin gjerman, Thomas Schieb, dhe e ka informuar “për problemet në zbatimin e marrëveshjeve për energji të viteve 2013 dhe 2015, dhe për detyrimet e Prishtinës lidhur me regjistrimin e dy kompanive serbe e licencimin e tyre për furnizim, shpërndarje dhe shitje të energjisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME