Categories Bota, Politike

Vuçiqi ndërron diskursin me Kosovën: Ta ruajmë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën. Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja.

Reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij, ai i ka quajtur histerike. ”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”– ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net të premten. Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes./Koha/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME