Categories Lajme

VV ankimon vendimin e KQZ-së, Mustafa del kundër Vjosa Osmanit

Lëvizja Vetëvendosje ka ankimuar pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifkimin e listës për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, theksohet se KQZ në mënyrë arbitrare dhe anti-institucionale hodhi poshtë këtë rekomandimin e Zyrës për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike me qëllimin e vetëm që të pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate dhe disa subjekte nga radhët e minoriteteve në Kosovë, kanë dorëzuar ankimimin e tyre kundër vendimit të KQZ. Bazuar në një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KQZ deklaroi se 47 kandidatë nuk plotësojnë kriteret për të garuar në zgjedhje pasi rezultojnë të jenë shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Për këtë situatë të krijuar reagoi edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. “Kam kërkuar të ruajnë maturinë dhe qetësinë me qëllim që të mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Po punoj me të gjithë partnerët për të siguruar që të kemi prezencën dhe vëzhgimin e tyre. Në rast se ballafaqohemi me situata si ajo e djeshme, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integriteti të KQZ-së”, u shpreh Osmani.

Po kjo deklaratë u prit me një qëndrim të ashpër nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. “Është e palejueshme dhe e turpshme që ushtruesja e detyrës së presidentes, të kërcënojë institucionet e pavarura. Paralajmërimi i saj dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, tha ky i fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME