Categories Sport

WADA merr vendimin drastik, përjashton Rusinë nga dy kompeticionet e mëdha

Skandali me dopingun i ka kushtuar shtrenjtë Rusisë. Agjensia Botërore e Anti-dopingut, Wada e ka dënuar Rusinë me pezullim katër vjeçar nga të gjithë ngjarjet kryesore sportive. Një vendim ekstrem ky, që përkthehet ndryshe si përjashtim i Rusisë nga kompeticione të rëndësishme, si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa e Botës 2022 në Katar. Megjithatë, kjo nuk i ndalon atletët rus që të mos dëshmojnë talentin e tyre, pasi janë në gjendje të garojnë në kompeticionet ndërkombëtare me një flamur neutral. 168 atletë rusë garuan për një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang pasi kjo kombëtare u ndalua pas Lojërave të vitit 2014, të cilat i mbajti në Soçi. Atletët rusë fituan 33 medalje në Soçi, 13 prej tyre ishin të arta.

Rusia është ndaluar të konkurrojë si komb në atletikë që nga viti 2015. Fatmirësisht për ta, ky dënim nuk e përjashton Rusinë nga kompeticioni i vitit të ardhshëm, Euro 2020, pasi organi drejtues i futbollit evropian UEFA nuk përcaktohet si një “organizatë e madhe ngjarjesh” në lidhje me vendimet për shkeljet e anti-dopingut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME