Categories Lajme

Washington Post shkruan për rrëzimin e Teatrit në Tiranë

“Forcat shqiptare të rendit u përplasën me mbështetësit e opozitës, të cilët ishin duke protestuar kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë”, shkruan Washington Post. Polica largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së dielës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj.

Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij. Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport, vazhdon gazeta prestigjioze.

Ajo shkruan më tej se pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial, kujton Washington Post, i cili thekson më tej se kreu Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.

VOA thekson se tensionet kanë vijuar për orë të tëra. Shumë qytetarë, thekson ai, i kanë sfiduar rregullat e ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë, duke u grumbulluar në zonën rreth Teatrit, duke shtuar se herë pas here ka pasur përpjekje për të çarë kordonin e policisë, ndërsa në zonë janë shfaqur dhe njësitë e trupave speciale.

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME