Dy klube futbollistike në Katar, duan të sigurojnë transferimin e sulmuesit shqiptar, Eros Grezda, para mbylljes së merkatos në këtë vend gjatë javës së ardhshme. Për Grezdën nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të largohet nga Gllazgou Renxhersi në janar të vitit të ardhshëm ose të zgjedhë njërin nga dy skuadrat e njohura të Katarit.
Kampioni dhe kryesuesi aktual i kampionatit që në fillimin e tij, prestigjiozi Al Sad, është njëri ndër të interesuarit për Grezdën, klub ky i cili drejtohet nga një legjendë e futbollit botëror, Xavi Hernandez, në klubin e të cilit merr pjesë edhe një emër shumë i njohur spanjoll, Gabriel Fernandez Arenas i njohur si Gabi.
Klubi tjetër është Al Rajan, nën menaxhimin e argjentinasit Diego Aguirre, në të cilin Grezda do të mund të lunate përkrah algjerianit Jacin Brahimi.
