Categories Lajme

Xhaçka me diplomatët e rinj: Jemi në prag të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me diplomatët e rinj, që bëhen sot pjesë e sistemit diplomatik shqiptar, 8 prej të cilëve janë gra e vajza.

“Është një moment shumë i bukur dhe besoj është një moment shumë i bukur edhe për të gjithë trupën e diplomatëve sepse sot na bashkohet një grup i ri diplomatësh, që për herë të parë futen në sistem”, tha Xhaçka.

“Ajo që mua më gëzon është që sepse e di se çdo grup i ri diplomatësh integrohen në sistem, përfaqësojnë njëkohësisht një injeksion të ri idesh, vizionesh, energji nga i cili përfiton i gjithë sistemi. E di që të jesh i ri në një profesion, aq më tepër në një profesion apo sistem si ky që mbështet aq shumë tek tradita, tek protokolli, tek procedura nuk është kurrë e lehtë”, tha ajo.

“Në Shqipëri flitet shumë kur rritet përfaqësia e grave në politikë apo polici apo ushtri, në fusha dhe sektorë që tradicionalisht janë konsideruar si domein i burrave, e tillë ka qenë historikisht edhe diplomacia”, tha Xhaçka.

“Por ajo që unë kam kuptuar dhe në kohën e shkurtër që kam në këtë Ministri është që në fakt edhe më shumë se në politikë, polici apo ushtri në diplomaci ai tavani i famshëm i qelqtë është thyer prej kohësh. Jo vetëm që janë pjesa dërrmuese e punonjësve të kësaj Ministrie gra dhe vajza, por disa prej misioneve tona më të rëndësishme drejtohen prej grave, Roma, Athina, Brukseli, Uashingtoni, Misioni ynë Kombet e Bashkuara drejtohen nga gra dhe drejtohen me shumë sukses”, u shpreh Xhaçka.

“Unë dua t’ju uroj të gjithëve suksese jo vetëm diplomateve por edhe të dy diplomatëve që ndoshta në këtë moment po ndihen pak në minorancë. Ju po integroheni në shërbim në një moment historik për diplomacinë shqiptare. Ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme kur sapo është mbyllur Presidenca e OSBE me shumë sukses kur jemi në prag të marrjes së vendit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kur jemi në prag të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, janë të gjitha pa diskutim ngjarje madhore, por edhe sfida të jashtëzakonshme që unë kam shumë besim që me kontributin tuaj dhe të të rinjve të tjerë që do ti bashkohen sistemit pas jush do të përballohen me sukses nga diplomacia Shqiptare”, theksoi Xhaçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME