Categories Showbiz

Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me të atin

hensila Myrtezaj, ndonëse është një nga këngëtaret më të famshme në vendin tonë, njihet si një person shumë hermetik kur vjen puna te jeta e saj personale.

Deri tani ajo ka ndarë me ndjekësit foto me të ëmën, për të cilën ka folur edhe në intervista, duke e konsideruar mikeshën e saj më të mirë. Të kundërtën ka bërë me të atin, për të cilin nuk ka folur kurrë publikisht. Mirëpo, sonte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” , artistja ka folur për herë të parë për babain.

Njëri prej fëmijëve e ka pyetur se çfarë roli ka patur nëna në jetën e këngëtares, duke qenë se prindërit e saj janë ndarë para shumë viteve dhe ajo është detyruar të rritet pa të atin. Duke çmuar raportin me të ëmën, për të cilën tregoi se ka qenë edhe nënë, edhe baba për të, Xhensila shtoi se  rëndësi ka që secili prej tyre të jetë i lumtur.

Kjo pyetje e ka emocionuar shumë artisten e cila me lot në sy tha se pavarësisht të gjithave të atin e do shumë. “Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë.” Rreth dy muaj më parë, teksa ishte e ftuar te “E diela shqiptare” këngëtarja tregoi se nëna e saj jetonte në Kosovë, ku kishte gjetur atë që ajo e cilësoi si “princi i kaltër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME