Categories Sport

Xherdan Shaqiri flet për eksperiencën fantastike që po kalon

Futbollisti kosovar ka folur për eksperiencën fantastike që po e kalon në Liverpool Xherdan Shaqiri po kalon momente magjike në Liverpool. Dhe, futbollisti kosovar thotë se për momentin është duke e bërë futbollin më të mirë në karrierë. Përfaqësuesi zviceran ishte transferuar në “Anfield Road” me kërkesën e trajnerit Jurgen Klopp gjatë verës 2018 për afro 15 milionë euro.

Në atë kohë, tifozët e Liverpoolit i kishin dyshimet e tyre, por 27 vjeçari iu tregoi të gjithëve se sa vlen brenda pak muajve. Ai e ka fituar besimin e tifozëve të gjigantit anglez, ndërsa konsiderohet si përforcimi më i qëlluar i “Reds” i këtij edicioni. Ai ka shënuar 6 gola, ndërsa u bë hero me dy golat e shënuar në derbi me Manchester Unitedin. “Jam i dëshiruar me këtë vend, jam i lumtur që jam këtu. Ju mund ta shihni këtë në fushë. Jam mjaft i lumtur dhe po luaj me besim të madh. Ndoshta po e bëj futbollin më të mirë që kur merrem me këtë sport”, ka thënë Shaqiri për “Evening Standard”.

“Jam mjaft i lumtur këtu dhe i lumtur që mund ta ndihmoj ekipin, që klubi të jetë i suksesshëm”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran. Shaqiri e ndihmoi Liverpoolin të udhëheq në Premierligë, ndërsa ekipi nga “Anfield Road” i ka kaluar 20 ndeshje pa pësuar humbje në Premierligë këtë edicion”, përfundoi Shaqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME