Categories Bota

Yjet shqiptare të futbollit luten për Libanin, pas shpërthimit

Yjet shqiptare të futbollit u janë bashkuar lutjeve për popullin e Libanit, ku ndodhi një shpërthim i tmerrshëm të martën, duke shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime. Nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, vdiqën të paktën 50 persona dhe u lënduan mbi 2.700 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend.

Mediat botërore raportojnë se numri i të vdekurve mund të rritet në vazhdim. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Video të publikuara në rrjetet sociale e kanë shfaqur flakën dhe tymin e të shkaktuar nga shpërthimi.

Thuhet se spitalet janë mbingarkuar me pacientë dhe se shumë ndërtesa janë shkatërruar.Yjet shqiptare të futbollit, përfshirë lojtarë të ekipit kombëtar të Kosovës, janë lutur në rrjetet sociale për Libanin. Në mesin e tyre Valon Berisha, i cili së fundmi iu bashkua Stade de Reims nga Lazio dhe Mërgim Vojvoda i Standard. Adnan Januzaj i Real Sociedad dhe Kombëtares së Belgjikës, si dhe Shkodran Mustafi i Arsenalit, janë lutur po ashtu për popullin libanez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME