Categories Sport

Ylli i Anglisë kërkon falje, pasi u tall me koronavirusin

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli, ka kërkuar falje për postimin tallës në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin, duke thënë se e ka zhgënjyer vetveten dhe klubin. 23-vjeçari e postoi një video në rrjetin social Snapchat, në të cilën u tall me sëmundjen që është shpërndarë së fundmi në Kinë dhe disa vende të tjera të botës, si dhe bëri shaka me një burrë aziatik.Më vonë, Ali e fshiu postimin dhe pastaj e publikoi një video në rrjetin social kinez Weibo për të kërkuar falje.

Koronavirusi i ka shkaktuar më shumë se 900 vdekje në Kinë, ndërsa në tërë botën janë raportuar mbi 40 mijë raste me koronavirus. Në video, Alli shihet me maskë në një aeroport, para se ta shfaqë në kamerën e tij një aziatik dhe pastaj ta zmadhojë në kamerë një shishe antiseptike për larjen e duarve.

“Nuk ishte qesharake dhe këtë e kuptova menjëherë, prandaj e fshiva. E zhgënjeva veten dhe klubin”, tha Alli, i penduar për videon. “Kjo nuk është diçka për të cilën ne duhet të tallemi. Dashuria, lutjet dhe mendja ime janë me të gjithë të prekurit në Kinë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME