Categories Lajme

Ylli Manjani: Luan Rama s’ka asnjë përgjegjësi për humbjen

Nga Ylli Manjani: Luan Rama, pavarësisht arsyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë. Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj. E çfarë gjykimi, pa!? Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhtar”!!!! Se kë e çfarë tradhtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë… Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën!

Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai nuk është vlonjat dhe e nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës… Ja, kaq e thjeshtë është! Nga ana tjetër, Luani s’ka përse shpjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhtuar! I tradhtuar, por edhe i dënuar për tradhti…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME