Categories Sport

Yllit të Manchester City-it i marrin sende me vlerë 500 mijë euro

Sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez, i kanë hyrë disa hajdutë në vilë dhe i kanë vjedhur sende me vlerë rreth 500 000 euro. Sipas “The Sun”, 29-vjeçarit i kanë vjedhur 3 orë të shtrenjta, që së bashku vlejnë më shumë se 300 000 euro.

Hajdutët kanë marrë më shumë se 50 000 euro, bizhuteri të ndryshme dhe fanella të rralla futbolli. Vlera e tyre shkon 150 000 euro, duke e çuar totalin e dëmit në gjysmë milion euro.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistë të Premier League bëhen viktimë e grabitjeve. Këtë muaj, mesfushori i Tottenham, Dele Alli u kërcënua me thikë në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa shoku i tij i ekipit, Jan Vertonghen, u grabit kur po luante në Gjermani një ndeshje të vlefshme për Champions League, në muajin mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME