Categories Lajme

Yllka Stramarko, gruaja e parë për rektore në Vlorë!

Për një pedagog që e ka telefonin të tejmbushur me numra studentësh, përqendrimi nuk është i thjeshtë, sado që Yllka Stramarko thuajse ia del që t’i mbaj mend të gjithë, me emra, pa i hedhur fare sytë nga rubrika. Vetëm se, ‘babaxhanllëku’ me të cilin është mësuar të flasë me të gjithë, e bën të ndjehet e sikletosur kur i qëllon të ngatërrojë emrin e studentit me atë të një të panjohuri, të cilit i flet sikur të ketë 10 vjet që e takon çdo mëngjes. Kjo është natyra e pedagoges së Fakultetit të Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Po ta takosh, telefoni do të jetë përherë aktiv, ndërsa dashamirësia e përgjigjeve të saj e barabartë për të gjithë zërat përtej linjës. Prej vitesh përgjegjëse departamenti dhe drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore, nuk të bëjnë çudi sjelljet e saj. Ka kaluar në sy sa e sa breza studentësh që sot i ka gjithandej të shpërndarë, jo vetëm në qytetin e Vlorës, por ngado e çon puna e jeta. Mësuesit e dinë mirë që rrallëherë u ndodh të hedhin hapa pa takuar nxënës ose prindër të tyre, prandaj edhe janë gjithnjë më të dashurit ndër të gjitha profesionet.

Paralelisht rritej edhe formimi saj akademik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1996 ndjek specializimin në Primary Care Education diplomohet për Trainer for General Practitioner në Universitin e Glasgow-t, Scotland, ofruar nga Postgraduate Medical Education Board në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2003 zhvillon kurs trajnimi në patologji speciale dhe edukim profesional në Qendrën për studime ndërkombëtare FUNTAS Greqi.

Në vitin 2006, mbaron shkëlqyer shkollën pas universitare SHPU në shëndetin publik, ndërsa në vitin 2010 merr gradën Doktor i Shkencave në Shëndetin Publik. Kjo u pasua nga studime të mëtejshme postdoktorature dhe bashkëpunime në disa punime shkencore në një nga Qendrat kërkimore të Universitetit të Janinës me Prof. Triantafyllos Albanis. Stramarko ka një karrierë te spikatur në Universitetin e Vlorës duke qenë në vite të ndryshme anëtare senati, anëtare e Bordit të Administrimit, anëtare e Këshillit te Fakultetit të Shëndetit Publik, anëtare e komisioneve të ndryshme Ad-hoc. Ajo është anëtare e disa bordeve editoriale të revistave shkencore të indeksuara dhe konferencave shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Sot, misioni i saj i ka kapërcyer vështirësitë e misioneve të viteve të shkuara. Për herë të parë, e nxitur dhe e mbështetur sidomos nga miqtë e familjarët e saj, Yllka kërkon të bëjë hapin tjetër, atë që asnjë grua deri sot nuk e ka bërë, të kandidojë për rektore! Është edhe kjo një arsye mjaft e fortë pse ajo shpreson të fitojë përballë kandidatit që ka, për të përfaqësuar dhe për t’iu dhënë zë e kurajë të gjitha grave. A ka shpresë më të fortë se duke u kthyer në shembull?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME