Categories Sport

Zaneti lavdëron Konten: Ka personalitet dhe eksperiencë, Lautaro është në rrugën e duhur

Interi i këtij sezoni është duke ecur në rrugën e duhur dhe ndryshe nga kampionatet e kaluara, këtë herë gjendet në vendin e parë duke garuar me Juventusin. Një meritë të madhe për këtë ka edhe trajneri Antonio Konte, i cili ka ditur të ingranojë zikaltërit. Pikërisht, zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, ka komplimentuar punën e Kontes ndërsa thekson se Lautaro është në rrugën e duhur.

“Ky është një vit i rëndësishëm për ne, kemi filluar një etapë të re së bashku me Antonio Konten. Duam të tregojmë se mund të jemi protagonistë në kampionat. Konte është një trajner me shumë personalitet dhe shumë eksperiencë dhe në këtë moment gjërat po shkojnë shumë mirë. Juventus? Kanë një skuadër shumë të fortë. Shpresojmë të luftojmë deri në fund me Juventusin. Jam i sigurt se puna që po bëjmë do të ripaguhet. Lautaro? Po bën gjëra të rëndësishme. Kjo tregon se ka një të ardhme të madhe. Është vetëm 22-vjeç dhe është në rrugën e duhur. Jemi të lumtur që e kemi dhe që përfaqëson bluzën e Interit. E dinimi që Lautaro do të bëhej futbollisti që është sot”, u shpreh Zaneti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME