Categories Lajme

Zaptimi i plazheve/ Çuçi : Kampingjet në plazh duhen ndaluar

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka mbledhur ditën e sotme Task Forcën në Himarë për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki. Kjo mbledhje vjen pas aksioneve të njëpasnjëshme në kuadër të luftës kundër informalitetit, fokusi i së cilës ka qenë lirimi i hapësira të plazheve. Mësohet se Çuçi kërkoi kordinimin e mirë të institucioneve për lirimin e plazheve që janë zaptuar nga bizneset private, ndërkohë ka dalë në pah edhe një tjetër fenomen shumë shqetësues, siç është ai i muzikës shumë të lartë si dhe kampingjet, të cilat sipas Çuçit janë kategorikisht të ndaluara.

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale. Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bashkë me ministrin Çuçi në këtë takim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Ata koordinojnë Task Forcën për sezonin turistik në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME