Categories Lajme

Zarf me plumb drejtuesve të Kadastrës në Vlorë, Lleshaj: Çdo gjë duket normale, do nisim hetimet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë lidhur me dorëheqjen e bujshme nga Kadastra e Vlorës, ku asnjë prej drejtorëve nuk e mbush muajin në krye të detyrës.
Lleshaj tha së fundi në Protokoll se është duke u hetuar nëse pas këtyre dorëheqjeve ka arsye kríminale apo jo. Ai tha se dorëheqjet nuk janë shoqëruar me denoncime dhe situata ‘teorikisht’ është normale, por që ka nisur një hetim për këtë.

“E kam dëgjuar këtë histori disi të pazakontë. Jam informuar që po merren masa nga organet përkatëse ligjzbatuese për të hetuar se çfarë është pas kësaj, se në pamje të parë kemi situata teknikisht korrekte. Shkon dikush pastaj jep dorëheqjen.
Çdokush ka të drejtë të japë dorëheqjen. Por për sa kohë dorëheqjet nuk janë shoqëruar me denoncime, për sa kohë policia apo prokuroria nuk janë kërkuar, nuk janë vënë në lëvizje, “teknikisht” korrekt. Duket e çuditshme por normale.

Në fakt nuk është normale dhe me sa di unë janë duke u bërë procedimet përkatëse për të shkuar në thellësi dhe për të gjetur se çfarë është pas kësaj. Besoj që ata që merren me këtë punë në detaje, janë duke u marrë për të hulumtuar dhe për të kuptuar se cilat janë arsyet, ka një arsye kríminale apo janë arsye banale”, tha Lleshaj.

Faxweb.al raportoi pak kohë më parë se të gjithë drejtorëve që marrin detyrën në Kadastrën e Vlorës, iu çohet një zarf me plumb, ndërsa shkak për këtë është konflikti për një resort të njohur në zonën e Jalës, të cilit duket se përveç biznesmenit që ka investuar, i kanë dalë edhe ”pronarët”. Burimi: FaxWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME