Categories Lajme

Zarf me plumb drejtuesve të Kadastrës në Vlorë, Lleshaj: Çdo gjë duket ”teknikisht” normale, por do nisim hetimet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë lidhur me dorëheqjen e bujshme nga Kadastra e Vlorës, ku asnjë prej drejtorëve nuk e mbush muajin në krye të detyrës.
Lleshaj tha së fundi në Protokoll se është duke u hetuar nëse pas këtyre dorëheqjeve ka arsye kríminale apo jo. Ai tha se dorëheqjet nuk janë shoqëruar me denoncime dhe situata ‘teorikisht’ është normale, por që ka nisur një hetim për këtë.

“E kam dëgjuar këtë histori disi të pazakontë. Jam informuar që po merren masa nga organet përkatëse ligjzbatuese për të hetuar se çfarë është pas kësaj, se në pamje të parë kemi situata teknikisht korrekte. Shkon dikush pastaj jep dorëheqjen.
Çdokush ka të drejtë të japë dorëheqjen. Por për sa kohë dorëheqjet nuk janë shoqëruar me denoncime, për sa kohë policia apo prokuroria nuk janë kërkuar, nuk janë vënë në lëvizje, “teknikisht” korrekt. Duket e çuditshme por normale.

Në fakt nuk është normale dhe me sa di unë janë duke u bërë procedimet përkatëse për të shkuar në thellësi dhe për të gjetur se çfarë është pas kësaj. Besoj që ata që merren me këtë punë në detaje, janë duke u marrë për të hulumtuar dhe për të kuptuar se cilat janë arsyet, ka një arsye kríminale apo janë arsye banale”, tha Lleshaj.

Faxweb.al raportoi pak kohë më parë se të gjithë drejtorëve që marrin detyrën në Kadastrën e Vlorës, iu çohet një zarf me plumb, ndërsa shkak për këtë është konflikti për një resort të njohur në zonën e Jalës, të cilit duket se përveç biznesmenit që ka investuar, i kanë dalë edhe ”pronarët”. (Lexo edhe këtu)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME