Categories Lajme, Sport

Zbardhen abuzimet e Dukës: I shiti të drejtën TV kompanisë së tij

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të dënuar FSHF-në vjen si pasojë e abuzimit që kjo e fundit ka bërë me shitjen e të drejtës TV në vitet e kaluara. Një nga abuzimet kryesore sipas Autoritetit të Konkurrencës është edhe konflikti i hapur i interesit që presidenti i FSHF-së ka në këtë mes. Kështu, në hetimet e Autoritetit në fjalë, rezulton se ka lidhje të drejtpërdrejta të presidentit të FSHF, Armand Duka, me kompaninë që ka siguruar të drejtën TV në thyerje të shumë ligjeve mbi konkurrencën e ndershme.

“Nga materiali i administruar rezulton se ka një ndërlidhje të interesave pasurore të përfaqësuesve ligjore të FSHF me pjesëmarrjen e tyre në aksionet e shoqërisë DIGITALB. Nga extratet e QKB, rezulton se shoqëria A.I.B.A. Kompani, me aksionar të vetëm Z. A.D., zotëron 9.23% të aksioneve në shoqërinë DIGITALB. Po ashtu, Z. A.D., në shoqërinë sponsorizuese AMA Caffee (Neë Century), zotëron 22.5% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëtën kohë është edhe përfaqësuesi ligjor ([…])”, shkruhet ndër të tjera në këtë vendim.

Njëkoëhsisht relatohet se edhe sponsor të FSHF-së janë po ashtu aksionerë në kompaninë DIGITALB dhe ndaj tyre ka preferenca sa i përket transmetimit të reklamave gjatë ndeshjeve të futbollit duke penguar me kontratat e nënshkruara nga FSHF edhe transmetimin e reklamave të konkurrencës së tyre. Edhe vetë zyrtarë të FSHF janë aksionerë në kompani që sponsorizojnë institucionin e kësisoj, përfitojnë në këtë mënyrë reklamimi kundrejt konkurrencës që kanë në bizneset e tyre. Një shkelje e rëndë dhe konflikt i hapur interesi në procesin e shitjes së të drejtës TV në një kompani ku Duka është aksioner, që normalisht nuk duhej të ndodhte nëse FSHF do të kishte respektuar ligjet e shtetit shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME