Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet që të mbahet seanca për formimin e qeverisë me në krye Avdullah Hotin. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë. Deri më tani nuk ka ende një zyrtarizim, por emrat e qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër Hykmete Bajrami (ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme. Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropian Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).
AAK: Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik Ramë Lika – Ministër i Arsimit NISMA vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri: Durim Limaj Skënder Reçica Mevludin Krasniqi
