Categories Lajme

Zbardhen përgjimet/ “E pimë një kafe se të kam flori”! Ja biseda e avokatit sekser për paratë që do t’i shkonin gjyqtares Zamira Vyshka

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e përgjimeve për çështjen ku është e përfshirë gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.

Ky i fundit luajti rolin e ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares, që ajo të lironte nga burgu Xhulio Musain, i dënuar për plagosje. Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.

Abcnews.al ka zbardhur bisedën e Ramollarit me Pashajn, ku kuptohet se ata do të takohen në kafe, para gjyqit të Musait.

Pjesë nga përgjimet

Ramollari: Avokat mirëmbrema.

Avokati: Ca bën, mirë, mirëmbrëma, si ke qenë ti?

Ramollari: Mirë, tani jam.

Avokati: Ca bën ti njëherë?

Ramollari: Mirë.

Avokati: Mirë ke qenë ti?

Ramollari: Mirë mirë, nesër ca ore do dalësh, të vij të takoj?

Avokati: Po nesër nga ora 9 afërsisht do jem unë.

Ramollari: Mirë, pimë kafen në mëngjes nga ora 10.

Avokati: E të shikojmë orarin.

Ramollari: Mirë, po dal nga ora tetë e gjysmë dhe pimë kafe.

Avokati: Ok, mirë mirë.

Ramollari: Mirë, mirë të keqen?

Avokati: Mirë.

Ramollari: Hajd, të kam flori, rrofsh të keqen.

Avokati: Hajd, mirupafshim.

Ramollari: Natën e mirë, natën, natën./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME