Categories Lajme

Ngjarja tronditëse/ U rrëmbye dhe u përdhunua për 6 ditë rresht, policia shpëton gruan falë letrave që hodhi nga dritarja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pontevedra të Spanjës, pasi një grua është mbajtur e mbyllur për rreth 6 ditë në një banesë dhe është përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë kësaj kohe, sipas mediave të huaja.

Fatmirësisht sipas policisë ajo u shpëtua pasi arriti të hidhte disa shënime të shkruara nga një nga dritaret e ndërtesës, me një prej fqinjve që e pa letrën dhe njoftoi policinë. Oficerët thyen derën e shtëpisë dje pak pas orës 7 të mëngjesit, ndërsa gruaja i kishte komunikuar policisë se nëse burri që e mbante rob e merrte vesh për praninë e tyre, ai do ta vriste atë.

Efektivët e gjetën burrin duke fjetur, si dhe viktimën, e cila ishte në gjendje shoku. I dyshuari, i identifikuar vetëm si M.F.R, 26 vjeç, është banor vendas dhe është arrestuar për ndalim të paligjshëm, dhunë dhe sulme seksuale.

Viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin, pasi kishin qenë në një lidhje më parë dhe ishin takuar sërish kur e reja i kërkoi t’i shlyente paratë që i kishte borxh. Kur ajo shkoi për të mbledhur paratë e saj më 19 korrik, i dyshuari dyshohet se nuk e la të largohej, ndërsa familja e viktimës kishte denoncuar zhdukjen e saj pas disa ditësh.

“Kur policia e gjeti viktimën, trupi i saj ishte i mbuluar me shenja dhe ajo u transportua në spitalin Álvaro Cunqueiro në Vigo, ku u ekzaminua nga një mjek, ndërsa i akuzuari u paraqit sot në gjykatë ku iu refuzua lirimi me kusht”, raportoi El Diario.

I dyshuari do të përballet me 15 deri në 20 vite burg për krimet e supozuara, ndërsa ai është akuzuar për vepra të ngjashme edhe më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME