Categories Lajme

Zbardhen përgjimet e ‘Tempullit’! Si bleu kokainë agjenti i infiltruar në Elbasan

Eshte zbardhur një tjetër episod nga dosja e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit. Kësaj radhe, agjenti i infiltruar ‘Koli’ është takuar me një tjetër shpërndarës droge Françesko Braho. Agjenti është takuar me shpërndarësin më datë 12.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostime me rrugën “Pazhoku”. Aty ‘Koli’ ka blerë 0.23 gramë kokainë, ndërsa në përgjimet që Report Tv zbardh, ‘Koli’ i thotë Brahos “më bjer edhe një zero dyshe mu”.

Pjesë nga dosja

Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë dt.12.09.2023 rezulton se më datë 12.09.2023, rreth ores 18 40 agjenti në mbulim/i autorizuar, ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostime me rrugën “Pazhoku”, duke ndaluar pranë karburant “Kastrati”. Pas rreth 5 minutash, pranë tij është afruar. shtetasi Françesko Braho, i cili udhëtonte me automjetin me targa AA-287-GK. Francesko ka ndaluar në krah të rrugës, ka zbritur nga automjeti dhe është takuar me agjentin në mbulim/të autorizuar. Pasi janë takuar kanë biseduar për pak sekonda dhe përpara se të largohej Francesko i ka dhënë diçka në dorë agjentit në mbulim/të autorizuar duke u larguar në drejtim të rrugës Cërrik Belsh. Veprimi i vëzhgimit është shoqëruar me fotografime,

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar me dt.12.09.2023, pasi janë dorëzuar nga agjenti në mbulim : 1 (një) qese me material plastik transparente të mbyllura me përdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe e cila për nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete Inde narkotike e llojit Cocaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi; me peshë të përgjithshme 0.23 (zero pik njezet e tre) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005751. Është bërë vendimi datë 12.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasit e sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Nga procesverbali i transkiptimit të bisedave të përgjimit ambjental, dt.12.09.2025, ndërmjet personit të autorizuar (simboli K) dhe Françesko Braho (simboli F), ka rezultuar këto komunikime:

Agjenti: Po kshu per bidon del kjo?
Françesko Braho: Nuk e kam provu po besoj se po
Agjenti: Desha bjer edhe një zero dyshe mu
Françesko Braho: Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes
Agjenti: Ai do leket ti jap?
Françesko Braho: Po jo e ska gja

Rezulton se shtetasit Françesko Braho është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME