Categories Lajme

Zbardhen tarifat e reja doganore – Parkimi 700 lekë në ditë, ngarkim shkarkimi 5 mijë lekë, magazinimi deri 2,500 lekë

Përmes një udhëzimi që mban datën 1 korrik 2019, Ministria e Financave ka miratuar tarifat e reja doganore për bizneset. Ato nisin që nga parkimi në ambientet që administrohen nga autoritetet doganore, te magazinimi, te vendosja e plumbçave, deri te peshimi e kontrolli fizik. Në udhëzim përcaktohet se autoritetet doganore kanë të drejtën të mos lejojnë daljen e mjeteve nga ambientet e tyre deri në shlyerjen e plotë të tarifave.

Tarifa e shërbimit për ngarkim-shkarkimin e kamionëve për kontroll të plotë fizik do të jetë 5 mijë lekë, ndërsa ajo e peshimit do jetë 700 lekë për kamionë dhe fugon deri 10 tonë dhe 1 mije lekë për mjetet mbi këtë tonazh.

Tarifa për subjektet që kërkojnë praninë e personelit doganor në ambiente të tjera nga ato doganore ose jashtë orarit zyrtar të punës do të shkojnë deri në 800 lekë ora, në bazë të kategorisë së punonjësve.

Të ardhura për mallrat e të tretëve që magazinohen në magazinat që administrohen nga autoritetet doganore deri 24 orë do të jetë 500 lekë për mallrat deri 500 kg, 1,000 lekë për mallrat me peshë deri 1,000 kg, deri 2,500 lekë për mallra me peshë mbi 3 mijë kilogramë.

Tarifa e parkimit në ambientet që administrohen nga autoritetet doganore deri 24 orë do të jenë 700 lekë, ndërkohë 60 minutat e para do të jenë pa pagesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME