Categories Sport

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalanasit

Shumë njerëz në Barcelonë, përfshirë Lionel Messin, donin që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar Jr të kthehej në klub këtë verë.
Tratativat mes palëve ishin intensive, por në fund nuk u arrit akordi dhe braziliani qëndroi të paktën edhe për këtë sezon në “Parc des Princes”.
Gjithsesi, edhe pse Neymar nuk nënshkroi sërish për Barcelonën, ai ka shumë shokë në Katalonjë. Një gjë të tillë e pohon Messi, i cili thotë se flasin shpesh.

“Me Neymar, ne vazhdojmë të flasim shumë. Ne kemi akoma një grupi në “WhatsApp”. Ishte e vështirë për të që të kthehej, por ne këtu jemi. Shumë anëtarë dhe njerëz në klub nuk donin që ai të kthehej, edhe pse në një kuptim sportiv do të ishte mirë,” shpjegoi Messi në një intervistë me emisionin ‘Perros de la Calle’ në Radio Metro.
Deklaratë që pohon se Messit do t’i pëlqente që Neymar të kthehej në “Camp Nou”, por raportet e javëve të fundit kanë deklaruar se PSG po përgatitet t’i ofrojë brazilianit një kontratë të re, diçka që do të komplikojë më tej rikthimin e tij në Katalonjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME