Categories Lajme

Zbardhet biseda e mjekut duke kërkuar ndihmë për Maradonën

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Legjenda argjentinase u nda nga jeta më 25 nëntor dhe një ditë më parë u dërgua në banesën e fundit nga familjarët dhe njerëzit e afërm. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as akuzat, madje avokati Matias Morla u shpreh se autoambulanca ishte vonuar për ndihmën e parë.

Së fundmi gazeta “El Dia” ka publikuar audion ku dëgjohet mjeku i Maradonës, Leopoldi Luque, duke kërkuar ndihmën. Ajo që vihet re është fakti që ai nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e Maradones. Kjo ndoshta për të shmangur daljen e lajmit.

Ai vetë nuk ishte me Maradonën në ato momente. Ai ka telefonuar për ndihmë në orën 12:16 dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 12:28, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e avokatit se kishte shkuar me më shumë se gjysmë ore vonesë. “El Dia ka publikuar” komunikimin e plotë të mjekut Leopoldo Luque.

TELEFONATA E MJEKUT

-Përshëndetje, mund të dërgoni një ambulancë në mënyrë urgjente në lagjen San Andres?
-Ku është?
-Tigre.
-Adresa?

-Është një lagje, San Andres. “Calle Italia”. Është një lagje e mbyllur
-Cila pjesë e lagjes?
-Në bllokun 45, le të vijnë dhe të pyesin aty.
-Çfarë ka ndodhur?
-Është një person i cili, nga sa më thonë, është në arrest kardiorespirator. Mjeku po i jep ndihmën e parë.

-Është burrë apo grua?
-Një burrë
-A e dini pak a shumë moshën
-60 vjeç, konkretisht.

-Emri dhe mbiemri juaj?
-Leopoldo Luque
-Do raportoj direkt, OK?
-Perfekt, mirë u pafshim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME