Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e Gjicit para gjykatës: Rashë në kurthin e atyre që s’më duan

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka folur sot për herë të parë para prokurorit të çështjes, ku ka dhënë sqarimet e tij mbi akuzën që i vështirëson pozitën, atë të korrupsionit pasiv.

Para se GJKKO të jepte masën e ‘arrestit me burg’ për Gjicin, ky i fundit ka folur para togave të zeza. Gjici ka mohuar të ketë shkelur ligjin pasi nuk ka parë asnjë projekt nga Alma K. Ai ka këmbëngulur se ka rënë në kurthin e atyre që s’e duan.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.

Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Ndërkohë, Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por gjithçka varet se si do të shkojë çështja ndaj tij. Kujtojmë se GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për gruan, Alma K., e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME