Categories Lajme

Zbardhet dinamika e plotë e aksidentit me 3 viktima/ Shkeljet e 20-vjeçarit që drejtonte Audin

Këto janë pamjet e një kamera sigurie në rrethrrotullimin e unazës lindore që ka kapur momentin fatal të aksidentit ku humbën jetën 3 të rinj në kryeqytet. Mjeti ‘Audi’ që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj hyn në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 200 km në orë për pak sa godet një mjet tjetër në rrethrrotullim e më pas thyen barrierat anësore dhe bie mbi një automjet që po kalonte në autostradë.

Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçaren Sikela Përroi dhe për 22-vjeçaren Erisilda Abedinin. Pak orë më vonë në spital ndërroi jetë dhe 20 vjeçari të cilin ia mori jetën pasioni I tij për shpejtësinë.

Në këtë rrugë qe lidh Farkën me rrethrrotullimin e unazës lindore Klevis Ruçaj ishte kapur edhe me herët duke kryer gara shpejtësie dhe ishte ndëshkuar me gjobë por nuk ishte ndërgjegjësuar. Edhe pasditen e së enjtes në këtë aks ai ka lëvizur me shpejtësi e cila e nxori nga rruga. Për shkak të përplasjes së fortë barrierat u thyen dhe mjeti fluturoi më shumë se 50 metra duke rënë mbi një mjet tjetër që po udhëtonte drejt Elbasanit.

3 personat që ndodheshin në mjetin që ndodhej në nënkalim morën dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut në spital. Për forcën goditëse të makinës Audi me barrierat e rrugës flet kjo mbetje metalike e cila ka fluturuar rreth 80 metra nga njëra anë e rrethit në tjetrën.

Shkaktari i aksidentit 20 vjeçari Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se një vit që kishte marrë patentën megjithatë kishte treguar se ishte një përdorues i rrezikshëm rruge jo vetëm nga videot që hidhte në tik tok por edhe nga ndëshkimet që kishte marrë nga policia.

Në pak muaj ai ishte gjobitur 5 herë nga policia për përdorim celulari në drejtimin e mjetit, shkelje semafori si edhe shpejtësi në zonat urbane duke bërë gara me bashkëmoshatarët. Madje në një rast më 15 nëntor për këtë shkak ai u shoqërua në komisariatin e Farkës dhe mjeti Skoda që kishte në përdorim u bllokua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME