Categories Lajme

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Vlorë

Disa orë pas vr asjes së dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes.

Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat. Ditën e djeshme që ishte edhe dita e ngjarjes kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për t’i vjel këta ullinj së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës që është edhe autori i ngjarjes.

Sipas policisë motivet e kr imit janë ende të paqarta, por besohet se xhaxha e nip janë zënë për rrënjët me ullinj, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë. Një debat i filluar me fjalë, k onfrontim fizik mes tyre dhe më pas me përdorimin e a rmës së gjahut.

I n xehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike depresive Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marrë a rmën e gjahut pa e kuptuar ndoshta xhaxhai i tij gjendjen e nipit, është rikthyer tek toka dhe ka g oditur në drejtim të tij me një p lumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur vetën në kokë. A rma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta, teksa ka pasur vetëm dy plumba.

Autori vuante nga gjendja e rënduar psikologjike
Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat. Në gjendjen civile rezultonte i pamartuar. Ndërsa v iktima ishte me profesion të hershëm polic dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar dhe kishte krijuar familje. Për ngjarjen janë pyetur personat e afërt të të dyve familjeve, rreth 15.

Janë pyetur në vendin e ngjarjes që ishte edhe shtëpia e Genci Koretës në pronësi të babait të tij të ndjerë si dhe të familjes së Jorgji Koretës të cilët janë shprehur se s’kanë pasur më parë k onflikte dhe kanë pohuar gjendjen e rënduar depresive të tij. Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë në errësirë të plotë. Mekati është fshat i Vlorës i cili administrohet nga Llakatundi, por pjesë e Bashkisë Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME