Categories Lajme

Zbulimet e mëdha dhe lavdia e “Arit të zi”, kur Shqipëria nxirrte 54 mijë fuçi në ditë

Emisioni “Money” u fokusua këtë të shtunë në prodhimin e naftës nga shteti shqiptar ndër vite.

Statistikat tregojnë se në 45 vitet e regjimit të drejtuar nga Enver Hoxha, janë prodhuar 49.7 mln tonë naftë. E konvertuar në barrela ose fuci, gjatë periudhës komuniste u mbushën 885 mln të tilla. Pra, vendi ynë prodhoi mesatarisht cdo ditë rreth 54 mijë fuci.

“Inxhineriët shqiptarë treguan që me aftësitë e tyre, lehtësisht të krahasushme me inxhinierët më të mirë të huaj të asaj kohe treguan që në Shqipëri ka vendburime të tjera nafte dhe arriti që të kishte një kapaciitet nxjerrjeje dhe përpunimi që plotësonte lehtësisht nevojat vendase të asaj periudhe kishte edhe një reserve”, deklaron studiuesi Enriko Ceko.

Nevojat vendase asokohe ishin për 300 mijë tonë naftë në vit, sasi kjo që mbulohej lehtësisht në popullatë, ndërsa produkti që nxirrej ishte kryesisht i rëndë dhe rafinohej në uzinat e kohës për t’u përdorur në industrinë vendase ose për t’u dhënë me klering jashtë vendit në këmbim të pajsjeve motorike a materialeve të tjera.

“Kryesisht në vendin tonë, në vendburimet e zbuluara deri më sot kemi naftë të tipeve të ndryshme, por mbizotëron zakonisht nafta e rëndë. Ndërsa nafta e lehtë gjendet në struktura të thella. Nga kjo pikëpamje, ne kemi të gjitha llojet e naftave, nga ato më të lehta tek ato më të rënda.

Nga pikëpamja ekonomike, secila naftë ka rëndësinë e vet. Naftat e lehtat kanë përqindje të lartë oktani që përdoren për karburantet, ndërsa naftat e rënda kanë elementë të tjerë që përdoren gjerësisht në industrinë e naftës dhe petrokimike”, tha pedagogu Luan Nikolla.

Shqipëria ndërtoi 4 uzina për përpunimin e naftës bruto. E para ishte në Kuçovë, qytet i cili nuk mund të identifikohej pa naftën që nga koha e mbretit Zog. Pas saj në vitin 1956 filloi nga puna edhe rafineria e Cerrikut, dhe brenda të njëjtit koncept u ndërtuan uzinat e përpunimit në Fier (1968) dhe në Ballsh (1978).

Stavri Dhima, ekspert për menaxhimin e energjisë deklaron: “Dy të parat janë shkatërruar më shpejt. Së fundi është cmontuar kombinati i Ballshit dhe sot është në punë rafineria e Fierit e cila ka një kapacitet rreth 500 mijë tonë në vit, por përpunon rreth 100 mijë tonë në vit, i cili ka qëllim prodhimin e bitumit, që përdoret qoftë brenda vendin, ashtu edhe për eksport. Pjesa e fraksioneve të lehta, eksportohet si produkt për t’u përpunuar më thellë”.

Epoka e tretë e menaxhimit të naftës nis në vitet 1988-1990 me nevojën për të sjellë në vend kompani të huaja. Edhe pse në një klimë të vështirë besimi, raundi i parë ngjalli interesin e 105 kompanive, 5 prej të cilave morën blloqet detare për eksplorim. Kërkimet në det kushtuan 147 mln dollarë, pa rezultat në prodhim, por me prespektivë për të ardhmen. Pas vitit 1992, u dhanë licenca për dhjetra kompani të huaja, me kontrata koncesionare që mbuluan fillimisht disa blloqe në perëndim, e më pas gjithë territorin e vendit. Megjithatë, në shifra, zbulimi dhe prodhimi tregojnë se lavdia e viteve 70’ nuk është arritur në asnjërin prej viteve të demokracisë.

“Duke bërë një krahasim se si është shfrytëzuar nafta nga viti 1991 deri në 2023 dhe në periudhën 70-90, unë do të thosha që raporti i nxjerrjes është 1 me 3 në favorë të periudhës para viteve 90”, deklaron Enriko Ceko.

Në vitet e para të tranzicionit, industria shqiptare thuajse preku fundin dhe nëse shohim linjat e prodhimit, nga 1 janari 1991 deri në 1 janar 2023 janë prodhuar 315 mln fuci, me një mesatare të përgjithshme ditore për të gjitha vitet, që arrin në 27 mijë fuci. Sot norma e prodhimit është stabilizuar në 20 mijë fuçi.

“Viti më i mirë i 5 viteve të fundit ka qenë gati 1 milion tonë naftë dhe këtu mund të diskutojmë për cilësinë e naftës. Në ato vite me ato rafineri që kishim nxirreshin me dhjetra fraksione të naftës”, shton Ceko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djali i madh thuri planin! Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët, zbulohet motivi i krimit. Hyseni i premtoi Hygertës se nëse merrte autorësinë…

21:59 – 03.03.24gsh Hetuesit në Durrës po kalojnë në sitë të imët të gjithë elementët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgatituni për një javë me shi dhe borë, ja si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lushnjë, makina përplas një endacak dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Tre urat – Garbjan,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me armë zjarri dy të rinj shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi në biznesin e deputetit socialist të Lushnjes, ish-drejtoresha e Tatimeve: Ky është krim shtetëror

Para dy ditësh në Lushnjë ndodhi një shpërthim, ku humbën jetën babë e bir dhe…

LEXO ME SHUME