Categories Lajme

Zbulimi i rrjetit të prostitucionit dhe shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare në Greqi ,detaje

Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.

Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre.

Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cuila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.

Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.

Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në zonën e 9-katsheve, flakët përfshijnë pallatin

Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë, ku flakët kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës në aksin rrugor nacional Fier-Shegan

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë u përplas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lidhja e politikanit latin me mafien shqiptare/ Gazeta Extra: Kontaminonin ngarkesat përmes porteve me destinacion tregun evropian

Hernán Ruilova Barzola, një sipërmarrës nga provinca e El Oro-s në Ekuador, dyshohet si drejtuesi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Spanjë 40-vjeçari i dënuar, DETAJE

Adrian Ogiçi, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar…

LEXO ME SHUME