Categories Lajme

Vodhën dhjetëra banesa në Austri, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje të kryera në seri në disa banesa në Austri. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ata plaçkitën shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Styria, Salzburg dhe Burgenland.

Shqiptarët të moshave 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 grabitje në ndërtesa banimi në shtetet federale të Austrisë së Poshtme, Austrisë së Epërme, Styria, Salzburgut dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.

Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e oborrit dhe më pas nga objektet kanë vjedhur para të konsiderueshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. 32-vjeçari, i cili ishte ende në arrati, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit. I akuzuari u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024 dhe u arrestua në aeroportin e Vjenës Schwechat. I akuzuari është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në krime. Prokurori publik i Korneuburgut urdhëroi që i akuzuari të dërgohej në burgun e Korneuburgut.

Dy të tjerët  të moshave 36 dhe 49 vjeç janë ekstraduar në Austri në vitin 2022 pas arrestimit të tyre në Europë. Ata janë dënuar me disa vite burg nga Gjykata Rajonale e Grazit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME