Categories Lajme

Goditi për vdekje me grusht 55-vjeçarin në Vlorë, 3 vite burg për Rei Meta

Është dënuar me 3 vite burg, Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut. Autori është dënuar për veprën penale  “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj për djalin e Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte akuza e vrasjes me dashje, por kërkesa është rrëzuar. Të pranishëm në sallë gjatë procesit ishin avokatët e të riut dhe babai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pikë interneti në qytetin e Vlorës në gusht të vitit të shkuar.

Pas debateve, Rei Meta goditi me grusht inxhinierin, i cili përfundoi në tokë duke gjetur vdekjen. Autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre prej 7-8 muajsh para ngjarjes. Sipas informacioneve nga hetimet, Rei Meta bënte rolin e sekserit për një pronë për të cilën nuk mbaroi punë.

Viktima e kishte zgjidhur me palë të treta, por Meta pretendonte që për “punën” ndërtuesi duhet t’i jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi t’ja kalonte në pronësi. Mësohet se Meta premtonte që t’u mbaronte punë qytetarëve në emër të së ëmës, Nurihan Metës, anëtare e KLP-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME