Categories Lajme

“Do të çoj te ai, se jep 200 euro”/ Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare, tutores greke dhe klientit: Kokainë do?

Të tjera detaje dalin në dritë nga zbulimi i rrjetit të prostitucionit në Greqi, ku 7 vajza të mitura, 5 prej tyre shqiptare, shfrytëzoheshin nga 4 tutorë.

Në krye të këtij rrjeti ishte një 25-vjeçare e cila ‘fuste’ në grackë të miturat duke i joshur me paratë që do të fitonin, nga 100 deri në 200 euro, dhe më pas u gjente dhe i lidhte me klientët.

“Do të çoj te ai, se jep 200 euro”/ Zbulohen bisedat mes

Ka qenë njëra prej motrave të vajzave që ka gjetur në telefonin e saj një mesazh me një burrë, i cili i kërkonte që të takoheshin në një hotel në zonën e Gazit, dhe më pas do t’i jepte para.

Pas ndërhyrjes së policisë, katër tutorët ranë në pranga, ndërsa të miturat u morën në mbrojtje. Ndërkohë mediat greke kanë bërë publike dhe disa nga mesazhet që njëra nga të miturat shkëmbente me tutoren 25-vjeçare.

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

25-vjeçarja: Ai jep më shumë

Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME