Categories Lajme

Zbulimi në Himarë, arkeologu: Objektet, potencial për tu ekspozuar në Muze

Varreza tumulare të 3500 viteve më parë dhe artefaktet e gjetura në të janë pasaporta ilire në Himarë. Trashëgimia që konsiderohet ndër më të vyerat për kohën, doli në dritë pak ditë më parë nga puna 2 vjeçare e arkeologëve shqiptarë. Arkeologu, Mariglen Meshini, pjesë e skuadrës që punoi për zbulimin, thotë për Rtv Ora se gjetja e kësaj varreze i shton akoma më shumë potencialin arkeologjik gjithë kësaj zone.

Meshini: Për herë të parë në zonën e Bregut ndeshim atë që në gjuhën tonë profesionale quhet kultura e tumave apo riti i varrimit me tuma që i përket periudhës së Bronzit të vonë e lidhur ngushtësisht me formimin e etnosit ilir. Gjetja e kësaj varreze në këtë pozicion të Shqipërisë i shton akoma më shumë potencialin arkeologjik gjithë kësaj zone, shohim shtrirjen e kësaj kulture ilire edhe në këtë pjesë të Shqipërisë. Kjo i rrit vlerat akoma më shumë.

Ai sqaron me tej se kultura e varrimit me tuma lidhet me periudhën e Bronzit dhe në përgjithësi arkeologët e kanë lidhur këtë kulturë jo vetëm me pjesën e territorit të Ilirisë por në gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ajo që ka rëndësi,  sipas arkeologut, është që kjo është periudha kur formohet etnosi ilir dhe nga pikëpamja historike por edhe arkeologjike, kjo është shumë e rëndësishme. Meshini: Bëhet fjalë për një varrezë që duhet të ketë përmasa të mëdha.

Ky zbulim ka potencial të konsiderueshëm edhe sa i përket objekteve të zbuluara dhe studimi antropologjik që do tu bëhet skeleteve të zbuluara, pritet të japë informacione shumë të detajuara. Meshini: Është një vlerë e shtuar për fondin e trashëgimisë kulturore por ka një vlerë të shtuar edhe në aspektin edukativ. Brezat do të kenë mundësi të informohen dhe edukohen që edhe në këtë periudhë kjo zonë ka qenë e banuar dhe ka pasur aktivitet, dhe dëshmitë janë të dukshme dhe të prekshme.

Kemi një potencial të konsiderueshëm sa i përket edhe objekteve të zbuluara dhe studimit antropologjik që do tu bëhet skeleteve të zbuluara që do të na japin informacione shumë të detajuara jo vetëm mbi gjininë e personave por edhe mbi aktivitetin e tyre të përditshëm, sëmundjet që kanë pasur, e me radhë. Arkeologu shton se këto objekte patjetër janë potencial për tu ekspozuar në një muze dhe pse jo në të ardhmen në një muze të përshtatshëm lokal në Himarë që do të ishte atraktiv për të gjithë atë zonë dhe turistët që e vizitojnë në masë gjatë verës.

Po kërkimet nuk mbarojnë këtu. Meshini: Jemi duke përgatitur raportin paraprak të këtij gërmimi që do të pasohet nga studime të mirëfillta.Në vëmendjen tonë do të jetë edhe parja e kësaj zone në një këndvështrim më të gjerë duke i lidhur vendbanimet e identifikuara deri më tani me këtë varrezë të gjetur por edhe për të kërkuar dhe parë pika të tjera me interes përreth kësaj zone që duket që është shumë e pasur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME