Categories Lajme

Zbulohen detaje nga jeta private e Ivanka Trump, cilat takime ‘romantike’ ia refuzon burrit

Ivanka Trump ka ironizuar ashpër së fundmi sugjerimet e bashkëshortit për darka romantike, që janë gjithmonë të lidhura me bizneset e tij ose të tyre, si dhe shton se zakonisht arrin dhe objektivat në lidhje me jetën e saj familjare. 39 vjeçarja Ivanka ka shërbyer si këshilltare e babait të saj president Donald Trump, deri në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden në fillim të muajit. Para angazhimit në politikë ajo ishte biznesmene e njohur e përfshirë në prona të patundshme, ndërtim dhe modë.

Nëna e tre fëmijëve ka thënë më parë se mes ambicieve të familjes së saj është dhe “ndryshimi i linjës ajrore” të disa prej qyteteve më të njohura në botë. Ajo shton se në fund të javës vlerëson gjithashtu performancën e saj si prind, duke i bërë vetes dy pyetje: “A kam qëndruar me fëmijët kur duhej të qëndroja me fëmijët? A besojnë ata se kam qenë aty kur kishin më shumë nevojë?”

Në rrëfimin e saj të fundit ajo vazhdon: “Ka disa javë kur nuk i arrij objektivat, dhe e njëjta gjë është për biznesin. Pyes veten: ‘A po fokusohem në fushat e biznesit ku jam më e nevojshme?’” Ivanka foli gjithashtu për marrëdhënien e saj me të shoqin Jared, duke pretenduar se ambiciet e tyre të biznesit dominojnë jetën e përbashkët.

Gazetari i Vogue, Jonathan Van Meter kujton një shaka që ajo bënte gjatë një konference për shtyp. Ivanka tha: “Kur im shoq kërkon të tregohet romantik, ai më nxjerr për darkë në vende nga ku mund të shihen impiantet e tij të biznesit në ndërtim”. Van Meter shton se kur ajo tha këtë “të gjithë miratuan me kokë”, duke treguar sesa i rëndësishëm është biznesi në marrëdhënien e tyre.

Ajo kujton kur ishin në një restorant “të shkëlqyer në Brooklyn” por papritur e kishte gjetur veten “në majë të impiantit ‘Whole Foods’… në mesnatë, në mes të shiut”. Ivanka tha: “Ai po më tregonte këtë impiant gjigand që sapo kishte blerë. Dhe unë i them: ‘Aha, prandaj zgjodhe këtë restorant’”. Van Meek thotë se të ftuarit nisën të qeshin në mënyrë histerike me shakanë, shumica e të cilëve ishin burra të moshës së mesme që punonin për të atin e saj.

Ivanka e Jared janë njohur në 2007, kur të dy ishin 25 vjeç, kur nisën të punonin në biznese të pronave të patundshme. Por megjithëse interesi i tyre ishte fillimisht financiar, ata u martuan dy vjet më vonë dhe Ivanka u konvertua në fenë hebre të burrit. Jared e përshkruan gruan e tij si “ambicioze, kompetitive dhe të paduruar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME