Categories Lajme

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e të riut në Tiranë/Si u plagos viktima 2 muaj më parë me hanxhar nga djali i Admir Muratajt

Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit, Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë.

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin. Por, të tjera detaje kanë dalë në dritë së fundmi nga grupi hetimor, të cilat bëjnë me dije se, 19-vjeçari Stiven Toshkesi konfliktin për një vajzë e ka pasur më një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

Toshkesi konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë. Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur.

Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.

Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME