Categories Lajme

Zbulohen dy qendra të reja prostitucioni në Tiranë: Ndalohet 20-vjeçarja dhe administratorja, si kamufloheshin duke përdorur…!

Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase.

Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:

– J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë: Paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1  Maj, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Flakë në det” prangos tre persona të shpallur në kërkim, detaje

Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’…

LEXO ME SHUME