Categories Lajme

Zbulohen paratë në banka të Arben Ahmetajt, gruaja e ‘Tigrit’ rrogë 65 milionë lekë

‘Tigri’ i qeverisë që Rama e caktoi ministër të ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’ nuk njeh “krizë” financiare; vila, apartamente, dyqane, makina dhe para me thasë. Ministri i ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’, Arben Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Tigri’ i qeverisë, nuk njeh “krizë” financiare, raporton Pamfleti. Gjatë vitit 2009, bashkëshortja e ‘Tigrit’ ka fituar mbi 80 mijë euro. 65 milionë lekë i ka marrë si pjesë e bankës Intesa San Paolo Bank, e lidhur ngushtë me familjen e Sali Berishës.

Gruaja e Ahmetajt, Albina Mancka, 23 mijë euro i ka marrë vetëm nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme në Samos Tower dhe Tuborg. Ndërsa Ahmetaj deklaron 17 milionë lekë nga paga si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit. Ndërkohë zbulohen edhe paratë që Arben Ahmetajt ka nëpër banka. Bëhet fjalë vetëm për paratë që ka deklaruar.

Nëpër banka të nivelit të dytë në Tiranë, Ahmetaj ka 135 mijë euro, depozitë 300 mijë euro, 114 mijë euro, 214 mijë euro, 10 milionë lekë, bashkëshortja 34 milionë lekë bono thesari, 3 772 euro; vajza llogari me gjendje 13 872 dollarë, 30 mijë euro, 3 259 pound, 36 723 pound dhe 51 571 pound. Gjatë vitit 2009, vajza e Ahmetajt ka nisur të transferojë një pjesë të parave në bankat në Angli. Arben Ahmetaj vijon të shesë herë pas here apartamente në selitë të Tiranës, ku dyshohet se ka bërë ndonjë pallat si Monika Kryemadhi në Laprakë. Nuk dihet me saktësi sa apartamente ka në pronësi Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij në Selitë.

Arben Ahmetaj ka gjithashtu vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, vilë 74 m2, apartament 75 mijë USD, 3 000 m2 tokë në Tiranë, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, makinë 30 mijë euro etj. Këto janë vetëm një pejsë të parave dhe pasurive të luajtshme të deklaruara nga Arben Ahmetaj, mik i ngushtë me Ilir Metën dhe i perceptuar nga publiku si një ndër ministrat më të korruptuar të pluralizmit shqiptar. ‘Tigri i qeverisë’ e ka nisur ‘karrierën’ me skandalin e vjedhjes së impulseve telefonike të “Albtelekom” 18 vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME