Categories Lajme

Zbulohen qeli tortu.rash të kohës së diktaturës në qendër të Korçës

Në ndërtesën e ish komitetit të Partisë në Korçë janë zbuluar disa qeli burgu dhe hetuesie të kohës së komunizmit. Në mure ka dëshmi të torturave ndaj të dënuarve, shumica e të cilëve aristokrate korçarë. Punimet për restaurimin e ndërtesës së ish-Komitetit të Partisë, në qendër të Korçës, zbuluan se bodrumet e saj kanë shërbyer gjatë kohës së diktaturës si qeli torturash dhe hetuesie.

Në muret e ngushta, kanë mbetur të paprekura mbishkrime, data, emra apo thënie të të dënuarve politikë. Në ndërtesën e cila pas çlirimit të vendit u kthye në zyra hetuesie dhe qeli burgu, janë mbajtur kryesisht aristokratë korçarë.

Ekzistenca e disa ndërtesave të tilla, që janë përdorur si burgje gjatë diktaturës lind nevojën që qyteti të ketë një muze, për të dëshmuar trashëgiminë historike të kësaj periudhe. Gjatë periudhës së diktaturës në Korçë, janë dënuar politikisht 900 persona, 120 prej të cilëve janë pushkatuar dhe qindra familje janë internuar./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME