Categories Lajme

Zbulohet asteroidi që mund të bëjë miliarder këdo në Tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë. Ky trup hapësinor i emërtuar “Psyche 16” ndodhet 370 milionë kilometër katrorë larg planetit tonë dhe është një nga objektet më të rënda në sistemin tonë diellor. Përmes teleskopit hapësinor “Hubble”, shkencëtarët panë më nga afër këtë asteroid, që besohet se vlen 1000 triliardë Dollarë.

Shumica e asteroideve janë prej shkëmbi dhe akulli, por “Psyche 16” është i përbërë prej metali të dendur, dhe që ekspertët besojnë se janë mbetjet e një planeti në fazat e hershme të krijimit të tij. Duke vijuar të njëjtën logjikë, studiuesit thonë se ky planet u shkatërrua nga një përplasje e fortë me një objekt tjetër të madh, duke lënë pas copa metalike, që është forma aktuale, dhe që orbiton midis planetëve Mars dhe Jupiter. Ekzistenca e asteroidit “Psyche 16” është zbuluar në mesin e shekullit të XIX, por përbërja e metalit është mësuar nga vëzhgimet e fundit përmes teleskopit hapësinor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME