Më shumë se 500 persona janë shtruar në spital ditën e shtunë në qytetin Eluru të Indisë pasi përjetonin të përziera, kriza dhe gjendje të fikëti. Mediat e huaja bëjnë me dije se vetëm një person ka ndërruar jetë nga sëmundja misterioze që ka shqetësuar indianët. Një zyrtar i lartë mjekësor ka zbuluar se në mostrat e gjakut të pacientëve të sëmurë janë gjetur sasi të tepërta të plumbit dhe nikelit.
Edhe një deklaratë e qeverisë lokale thotë se gjetjet paraprake nga ekspertët mjekësorë sugjerojnë që helmimi me plumb dhe nikel mund të jetë përgjegjës për sëmundjen. “Deri tani rezultatet që kemi marrë nga ekspertët nga AIIMS (All India Institute of Medical Science) tregojnë sasi të tepërta plumbi dhe nikeli në gjakun e pacientëve. Fillimisht, ne kishim dërguar mostra të 10 pacientëve dhe dje (e martë) ne kemi dërguar 30 mostra të tjera rezultatet e të cilave ka të ngjarë të vijnë sot”, tha Dr AVR Mohan, mbikëqyrësi mjekësor i Spitalit të Qarkut Vijayawada për Al Jazeera përmes telefonit. Dr Mohan, i cili është gjithashtu koordinator i rrethit të shërbimeve shëndetësore për Vijayawada, tha se askush nga pacientët nuk u gjet që të kishte COVID-19.“Ne kemi kryer teste Covidi për secilin prej pacientëve, por asnjëri prej tyre nuk doli pozitiv”, shtoi Mohan. (A.M/Faxweb.al)
