Categories Lajme

Zbulohet çfarë e shkaktoi ‘sëmundjen misterioze’ që mbushi spitalet

Më shumë se 500 persona janë shtruar në spital ditën e shtunë në qytetin Eluru të Indisë pasi përjetonin të përziera, kriza dhe gjendje të fikëti. Mediat e huaja bëjnë me dije se vetëm një person ka ndërruar jetë nga sëmundja misterioze që ka shqetësuar indianët. Një zyrtar i lartë mjekësor ka zbuluar se në mostrat e gjakut të pacientëve të sëmurë janë gjetur sasi të tepërta të plumbit dhe nikelit.

Edhe një deklaratë e qeverisë lokale thotë se gjetjet paraprake nga ekspertët mjekësorë sugjerojnë që helmimi me plumb dhe nikel mund të jetë përgjegjës për sëmundjen. “Deri tani rezultatet që kemi marrë nga ekspertët nga AIIMS (All India Institute of Medical Science) tregojnë sasi të tepërta plumbi dhe nikeli në gjakun e pacientëve. Fillimisht, ne kishim dërguar mostra të 10 pacientëve dhe dje (e martë) ne kemi dërguar 30 mostra të tjera rezultatet e të cilave ka të ngjarë të vijnë sot”, tha Dr AVR Mohan, mbikëqyrësi mjekësor i Spitalit të Qarkut Vijayawada për Al Jazeera përmes telefonit. Dr Mohan, i cili është gjithashtu koordinator i rrethit të shërbimeve shëndetësore për Vijayawada, tha se askush nga pacientët nuk u gjet që të kishte COVID-19.“Ne kemi kryer teste Covidi për secilin prej pacientëve, por asnjëri prej tyre nuk doli pozitiv”, shtoi Mohan. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME