Categories Lajme

Zbulohet dëshmia tronditëse e të resë për 24-vjeçarin, Akuzohet se dhunoi bashkëjetuesen dhe abuzoi me 11-vjeçaren

Arrestimi për dhunë në familje i një 24-vjeçari nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë zbuloi një tjetër skandal. Policia ka dyshime se i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Gruaja thotë se kërcënohet nga të afërmit e bashkëjetuesit që të tërheqë denoncimin për Ramis H. me profesion ushtarak që ndodhet në paraburgim prej 6 shtatorit.

Ajo kërkon urdhër mbrojtje nga familjarët e bashkëjetuesit  pasi ndihet e këcënuar për jetën e saj dhe dy vajzat.

E reja strehohej në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijeve pasi ishte larguar nga bashkëjetuesi i saj italian i cili e dhunonte dhe e keqtrajtonte edhe pse ishte shtatzënë. Më pas erdhi njohja me bashkëjetuesin.

“Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian.  Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin  në policinë e Durrësit.

Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe.  Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit.

Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri,  jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj.

Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante. Fliste me çupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me çupën e tezes. Në polici e akuzoi për ngacmim seksual të një të miture 11 vjeçe.

“E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai”.

Çfarë ndodhi më pas?

“U bë më i dhunshëm. Më kërcënonte me jetë. Më kapi për fyti” tregon gruaja duke shtuar se kjo e nxiti të denonconte në polici në komisariatin nr 6 ndërkohë familjarët e tij kërkojnë që të tërheq denoncimin.

“Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”.

Gruaja e akuzon bashkëjetuesin dhe për raste të tjera abuzimi.

“Po ka qenë dhe një tjetër. Ma thanë njerëzit e afërt të tij. Por nuk kam fakte”

E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve.

Nënë e 2 vajzave të mitura bën një apel për ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

“Jam vetëm me vajzë. Ju lutem më ndihmoni” thotë gruaja në apelin e saj në Report Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME