Categories Lajme

Zbulohet ditari prekës i Anastasias së vogël: Jam shumë e lumtur që do të shkojmë në Shqipëri!

Një protestë u zhvillua sot në Fier nga të afërmit e familjes Gushi, që u shua tragjikisht në një aksident. Një moment shumë prekës ishte leximi i ditarit të njërës prej vajzave që ndërroi jetë.

Bëhet fjalë për ditarin e Anastasias së vogël, 14-vjeçarja e cila mezi priste të vinte në Shqipëri për pushime, pa e ditur e priste një fat tragjik.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, Anastasia Gushi 14 vjeç dhe motra e saj Eva Gushi ndërruan jetë në aksident.

“Ditën e zezë një dashamirës na thotë që në rrugën e mallkuar të Vlorës kemi gjetur një ditar fëmije. Na e sjell dhe shikojmë që është ditari i engjëllit tonë Anastasias. Anastasia ka shkruar disa vargje për ardhjen në Shqipëri, për pushimet e saj.

Më datë 15 qershor Anastasia shkurante; “Sapo filloi behari dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen.

Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtëm se di, por babi do na blejë tabletë të dyjave.

Bëj shaka. Dua të vetë, por dua shumë të marr tabletin se nuk bëj dot mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Babi do iki në punë”, thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias.

Mandej Anastasia vazhdon “Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur. Jam e lumtur.

Ti ke thënë që të jem e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë. Të jap llafin….”, thuhet në rrëfimin prekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME