Categories Lajme

Zbulohet dokumenti i vitit 2007, Edi Rama firmosi për ndërtimin e kullave te ish-kompleksi Partizani

SPAK iu drejtua para disa ditësh GJKKO-së me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Në thelb të kërkesës ishte akuza për korrupsion pasiv ndaj zyrtarëve të lartë.

Ndërkohë në 20 tetor, GJKKO caktoi masat e ndalimit për secilin. Një dosje voluminoze prej 200 faqesh. Dhjetëra dokumente, dëshmi, kërkime në shumë institucione. Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020 dhe pas tre vitesh prokuroja Enkeleda Millonaj u bind se personat përgjegjës ishin vetëm këta të tre.

Gjykata akuzon Berishën se ka shfrytëzuar postin e kryeministrit për të favorizuar dhëndrin e tij, madje sipas saj ka vënë në lëvizje edhe administratën në favor të Jamarbër Malltezit.

Por në dosjen prej 200 faqesh prokuroria dhe aq më pak gjykata nuk kanë theksuar në asnjë moment rolin vendimtar që ka pasur Edi Rama, i cili në atë kohë ishte në krye të KRRT-së së Tiranës.

Boldnews ka siguruar dokumentin, ku me firmën e tij, Edi Rama i ka hapur rrugë ndërtimit të kullave në ish-kompleksin Partizani.

SPAK, këtë gjë, nuk e ka prekur fare dhe duket se nuk e ka parë. Në shkresën e lejes së ndërtimit, që mban datën 29 dhjetor 2007 thuhet:

“KRRT e Tiranës me vendimin me numër 136 datë 29 dhjetor 2007 miratoi sheshin e ndërtimit, destinacionin e funksionit të tij dhe kondicionet, shesh ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime, 5,7 dhe 9 kate dhe 2 kate parking nëntokësor në rrugën “Frosina Plaku”.

Në dokument shkruhen edhe emrat e pronarëve përfitues të pronës dhe në fund emri i Edi Ramës dhe Sekretarit të KRRT, Dritan Agolli.Boldnews

Zbulohet dokumenti i vitit 2007, Edi Rama firmosi për ndërtimin e

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME