Categories Lifestyle

Zbulohet formula 100% efektive për një zemër gjithmonë të shëndetshme

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri.  Njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë. Ekspertët thonë se sa më aktiv të  jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai.
5 racione fruta dhe perime Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 minuta aktivitet fizik Çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik. Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim. Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50%. Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 orë gjumë Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime. Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME