Categories Lajme

Zbulohet fotoja/ Ky është Edison Harizaj, miku i Shullazit që iu bë pritë në Durrës

Ky që do të shihni në foto është 39-vjeçari Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit që mbeti i vrarë dje në një atentat në Durrës, teksa ishte në makinë së bashku me shokun e tij të ngushtë Genti Caca. Derimë tani nuk ka asnjë të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen, ndërsa pistat kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes dhe e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë, ku u lirua me kusht më pas në vitin 2010, edhe pse kishte dhe 9 vite dënim.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to, pasi nuk kishte prova.

Sipas burimeve autorët e kësaj ngjarjeje kanë qenë profesionistë pasi Harizaj ka marrë një plumb fatal në zonën e nofullës, ç’ka konfirmon edhe njëherë faktin se ai ka qenë shënjestra kryesore e këtij atentati mafioz.

Derimë tani janë shoqëruar në polici 14 persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Në drejtim të mjetit ku udhëtonte Harizaj dhe Caca është gjuatur në të dy anët, ndërsa mendohet se në ngjarje janë përfshirë  më shumë se dy mjete, një prej të cilëve u gjet i djegur më pas në zonën e Shën Vlashit.

Kamerat e sigurisë nuk kanë mundur që të filmojnë asgjë të vlefshme lidhur me ngjarjen, që të mund të hidhte më shumë dritë lidhur me autorët.

Sipas burimeve nga Policia, pas vrasjes autorët mësohet se janë larguar të qetë nga vendngjarja, ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme janë ngritur një sërë pikash kontrolli në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME