Categories Kuriozitete

Zbulohet gjenerali i ushtrisë së Napoleon Bonapartit

Skeleti i gjetur në korrik në Rusi u vërtetua sot se i përkiste gjeneralit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit. Gjatë gërmimeve në korrik, një grup arkeologësh zbuluan një skelet me një këmbë që dyshohej të ishte 200 vjeçare. Eshtrat iu nënshtruan analizave paraprake por më pas u dërguan në Francë për një ekspertizë të plotë.Një prej studiuesve shprehet për CNN se ai mori kockën e femurit dhe të nofullës për ta krahasuar me pasardhësit e tij. Pas testit të AND-së, zbuluesit deklarojnë se skeleti i përket gjeneralit Charles-Ettiene Gudin.Ai vdiq pas luftës në Moskë. Pas luftimeve ai u detyrua të priste këmbën pasi iu infektua, por në fund nuk arriti të mbijetonte. Për eshtrat e ish ushtarakut francez shprehu interes dhe presidenti Putin i cili kërkoi që ato të ktheheshin në Moskë pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME